1 Danubi i Ri duket xham pasqyrë dielli përshkon gjethet e thata të plepit aty përmbi vorbulla e erës në vend palëvizur. Ndonjë notues kridhet në ujë. Rreth e rrotull në largësi përkatëse rrëzitësit me shtate lëkurkaftë e qenë dihatës e të durueshëm nëpër vende nën hije. Shekull pas shekulli kjo popullsi që në gusht prej qytetit dyndet drejt sedimenteve endëse të rrjedhës natyrore shndërrohet sërish në natyrë?
Të tilla janë tashmë ato vera hapësirat ku ajo veron buzë ujit verës mes shtateve plot lëkurë të rreshkët. Ajo vetë nuk ia del vetiu ta mbushë modelimin e veshjes verore. Ajo është e zhveshur e pambrojtur nga teshat as nga shijet e kombinimet e saj e zhveshur ajo pranë gjithë imazheve sunduese trup i zhveshur që ato e shuajnë asgjësojnë e zhdukin e zhbëjnë. As katolike e qëruar as puro kapitaliste sa dhe komerciale pa dobi ajo e zhveshur dhe krejt pa dobi veç konsumit të bastarduar i bastarduar përsa kohë merr frymë e ushqehet e mendon në kohë ndërsa mjaft nuk fle pa patur as ide të ngrejë një kapital nga i cili mund të hedhë diçka porse pikë rezultati ska prej idealeve që bart ai shtat. Ajo se m’vesh dot diellin.
2 Trupat veç trupa janë. E trupat janë hapësira, paradhomë, sallon, dhomë gjumi, banjo, e trupat janë tuba shpimesh tuba shkarkimi shpëndarës, brryla përcjellës. Dhe trupat janë volume, ata janë frymë e lëng, ata janë firomë e gjak e urinë e këlbazë, janë astmë, gromësimë dhe pjerdhje. Dhe instrumentet janë trupa, ato janë termostat, ato janë operë dhe çekan, rrotorë, piano e hark violine e shtëpi qefesh. Trupat janë hambarë, ata grumbullojnë përbrendshmëri e mish e gjak e sëmundje e marrëdhënie dashurie e qëllime tjera përshtuese dhe apetite të pashpresa si paqe apo heshtje. Gjithmonë gurgullojnë. Dhe trupat janë rruzull ose kastë ose shul ose violina ose ekluzë ose shtate krejt të zakonshme lëkurndërruese.
3 Dhe duart janë duar. Duart janë gjethe embrionale, gjethe të dorëzonjës, të cilat shpalosin gishtrinjtë e tyre të kuq e mbahen nëpër murin e suvatur, në një hartosë druri, të gjerbës, duke shtypur tastet në murë, gjeth për gjethi. Dhe mbahen në ty dhe në shpresën e rrugicës së shkalleve e mbështetsës së tyre. Duart mbajnë e kapin e përkdhelin e rrahin e hapin e mbërthejnë. Duart janë duar, vegla kapëse e çomange e kapsë shtrënguese. Dhe duart shtrëngohen në duar në njerëz në gjëra si partë e pemët e shtëpitë dhe në botën që nuk është mbështetje e përhershme në të rrëshqasin duart qysh herët a vonë si duart që herët a vonë rrëshqasin në gjithçka dhe nuk janë më të përshtatshme për t‘u mbajtur vetëm për të qëndruar në jorgan. Dhe frika është vetëm frikë sikur një frymë që është një frymë. Një frymë bënë zhurmë. Frika nuk bënë zhurmë. Një frymë e papritur hedh tryezën e kafës në trotuar dhe me të pjatëzen e filxhanin e gotën gjysmë të zbrazur me ujë e lugën e vogël. Mbuloja ngrihet në ajër më të cilën edhe peceta. Një balon që ngatërrohet në vete e në shkurre në sheshin e lodrave ngatërrohet e gërrvishet e përçartët e rrapëllitet. Në trungun e pemës pëlcet, e pastaj vijnë njëqind vjet kurorë e rritje drejtë në ty turret në jetën tënde e ti kërcen. Frika është krejt e heshtur paraqitet sikur e vdekur e shtohet eksponencialisht e kur provon të shuhet të detyron drejtë një teze të madhe. Frika është frikë e shumohet në shumëfishin e vetës. Frika rritet në frikë. Veçse më në fund frika vdes në frikë.
4 Danubi Ri është i qetë pasqyrë, dielli përshpon gjethet e thata të plepit, aty përmbi turbina e erës është e palëvizur. Kjo është tani vera e tyre hapësirat e verës tyre verës së tyre pranë ujit mes shtateve lëkurorë përkaftë e veshjes verore të trupit të tyre të ngathët e zbehtë.
Pas saj shumë pas saj në kohë gjenden lumi i mudhirit Truna Ennsa Tamesa Sena lumi Maumee Jangtse lumi i Shinanos liqeni Biëa deti i Mesdheut Atlantiku e Pacifiku dhe gjithë ato ujëra në të cilët trupin e saj të zhytur apo të pazhytur pranë të cilëve ka qëndruar është mbështetë ka ndej gjithë e veshur lëkurën e trurin në stërpikje në shkumbim në brumbullim të dallgave fundosur çdo mendim një zhytje në ujë që freskon nxehtësinë e thjeshtë qenies në jetë ose djegie të gjëra e të pa shërueshme shkakton.
Një Taifun u ngrit me qindra kilometra nga jugu në Honshu u ngrit u turr në perëndim drejt Kinës ndërron befas qëllimin e i sulet në veri gjirit të Osakës vjen afër e afër me shpejtësi rotacioni marramendës në sy. Në ekran televiziv ajo ndjek orë pas ore vijën e lëvizjes së turbullosur fuqinë e valëvitjeve të paparashikuara sipas rrethanave atmosferike atje jashtë në Paqësor. Befas pak pranë kontaktit me bregun Taifun sillet e soset në det.
Derisa ajo përgatit mëngjesin qielli amerikan kristal i qartë mbi gjerësinë e paimagjinuar të shtresave qendër-perëndimore tendosë një Blizzard të dendur stuhi bore përreth shtëpisë. As edhe njëherë deri tek zona kufitare të duket ajo e mbyllur nga të shtënat-bore për një çast të shkurtër mbaron jo si dielli kristal i qartë në qiellin kristal të qartë të Ohios dhe shkëlqinë e pikave kristal-qartë po tashmë kristalet në gjete pemësh e kullosa. Përmbi Spree mijëra peshqi të vdekur barkdal pas shumëditëve me shi me aq shumë ndyrësi e baltë nga poshtë t’ngjizur derisa nuk mbet më oksigjen për frymëmarrje të tyre. Kundërmon përtacësi e peshqi para dere varkat e policisë ujore lëvizin mbi Spree nga lartë e poshtë dhe vëzhgojnë zhvillimin. Anije të mëdha pompojnë oksigjen në ujë. Bie shi e shi përroi i mullirit ka dal përmbi breg në pendë të mullibardhit i varur një gic i vdekur i ri i përmbysur deri në plasje. Të varur këmbë karrigesh e degë paksa të thurura nga të verdhtë e diellit e këpucë të ndryshme. Dy ditë i duhen nivelit ujit derisa të normalizohet dhe të shndrit të kuqt e ujit nga fabrika e tekstilit përmbysur, që sot leshin ka ngjyrosur.
5 Ai i cili gjatë largimit veç njëherë të qëndroj i kthyer. Të qëndroj e qëndroj derisa të bëhet i dukshëm në hije të plepit. Një shtat lëkuror i kaftë me lëvore të pangatërrueshme sikur plepi që qëndron aty e nuk plaket. Identiteti lëkuror i notuesve të zhveshur pashpërnjohur lartë në parkingun e veturave të Danubit Ri vërshon çdo gusht nga qyteti së jashtmi dhe shndërrohet në sendimente bredhëse të Danubit përsëri në natyrë.
Ashtu siç rri nëpër hapësirat e verës pranë ujit e zhveshur e zbehtë e pakuptim çdo e kaluar dhe e ardhme grabiten në bregun verior. Një banor i padukshëm i frikshëm i çarqeve urbane jugore të Danubit përmbyset i paemër nga gjirët e ujërave tjerë rrymave tjera e plazheve të notarve të zhveshur. Njëri me krahror varkor shndërrohet në një thes lëkure në kreaturë të padukshme të ujit Danubit të cilët se gjejnë veten ndërmjet të bëmave dërdëllisëse e kodër venusi të pyllëzuar në barin veror të tharë. Ajo u kthye dhe mbeti një peshk gjymtyrë peshku i pagjini në barërat (kullosat) me gjemba.