VILSON HOTI

Arena futbollistike: mikrokozmos i Qenies
Ironia postmetafizike në minidramën “Ontologia Futbollistica” të  Idlir Azizaj

Vetat, ose personazhet e kësaj minidrame  (“njëri-një-qenie, dyri”… etj) shfaqen si modalitete të qenies. E topi (sepse “aksioni kryhet brenda një topi futbolli”) si hapësirë e mbyllur ontologjike, monadé leibniziane. Koha matet me ‘eurodekika’ – kapitalizohet; pastaj: logjika dialektike e golit: Qenia, rasti dhe negacioni (“gol, rast, shtyllë)”;  qëllimi është qenia-goli, ndërhyn kontigjenca-rasti, dhe duhet të ‘negohet’ (mohoet) për me mujt me ardhë te goli prapë- repetitorium. …

O sa mirë me qenë” – brohorima e njohur e tifozave tashmë duket tamam ironia e shpalosur si “minestroni’: eufori kolektive plus zbrazëtia Në akt.

Elfriede Jelinek (dramaturges austriake, të cilës i dedikohet kjo minidramë e Azizaj) , në pjesën e saj me titull “Ein Sportstück”, e sheh këtë si metaforë të dhunës. Në fund fare nuk mbetet asgjë, pos “Ohej!”,… krejt shembet në jehonë fonetike, çka edhe esencialisht, prej fillimit e kishte këtë kuptim.

 … Futbollisti që don me dhan gol = filozofi që kërkon qenien, … por gjithë ndërhyn “shtylla” – kontigjenca (t’i kthehemi filozofisë së Richard Rorty); edhe Në fund del barazimi shtesë: Ohej = Amen!!!!

Duke përfshirë kritikë mediatike e ekonomike, parodi folklorike, meditim ontologjik: Ohej, Ohej, Olle, Olle, Allah-Allah, … (e me radhë, zanoret flasin vetiu, sikur jashtë fjalës ku janë pjesë). Kjo minidramë e Azizaj duket një lloj vazhdimi metafizik i Jelinekut! Ohej: si psalmé në kishë që në fund e zbraz semantiken, shndërrohet në muzikë të pastër – një “raison d’être” i zbrazet!

Lacan-i do kishte thënë: kjo triada: gol, rast, shtyllë, përfaqëson realen, simboliken dhe imagjinaren, ku Goli është objekt i vockël (petit ) = objekti i humbur, dëshira primordiale për plotëninë e pamundur. Jo simptoma, por “sinthoma”* përfundimatare është “Ohej: psalmi që i mban njerëzit të lidhur!

Shënim i autorit

Termi “Sinthome” është neologjizëm i Jacques Lacan, fjalë e vjetër franceze, që përbën fazën e shërimit -integrimit të pacientit në fund të psikanalizës. Për herë të parë Lacan e përdori këtë term për figurën e James Joyce, në esenë “Joyce le Sinthome” çka përbën lojë fjalësh “saint homme” pra, “Shejtor njeri” dhe termit “symtome=simptomë.



03.04.2026