Idlir Azizaj

Ontologia futbollistica

për Elfriede Jelinek


Vetat:
– Njeri
– Dyri
– Treri . . .


Vendi: brenda një topi futbolli
Koha e aksionit: 500 mijë eurodekika

Gol ishte?
Jo, rast.
Shtyllë qe.
U duk sikur hyri.
Rastësisht nuk hyri.
Rast yll, goxha shtyllë qe.

O sa mire me qenë një gol, ohej!
Oh sa mire me qenë dhe rast, okey!
O sa mire t’mos ishte shtyllë, ohej! 

Po pse s’ishte gol?
Se ishte rast.
Nuk qe rast, qe shtyllë po them!

O sa mirë do ishte gol, ohej!
O sa mirë me qenë dhe rast, ohej!
O sa mirë një rast me shtyllë, ohej!

Po shtyllë s’është tamam gol!
Po, po rast është ama!
Kur është shtyllë rasti ekziston, po gol nuk është!

Oh sa mirë me qenë tamam, ohej!
Oh sa mirë me qenë ama, ohej!
Oh sa mirë me qenë edhe kur s’është, ohej!

Ky po do jetë gol, për nder!
Po dhe rast me qenë . . .
Edhe sikur shtyllë të jetë . . .

O sa mirë me qenë një gol, ohej!
O sa mirë vetëm me qen, ohej!
O sa mire me qenë dhe shtyllë, ohej!

E kuqja, e kuqja, e kuqja do fitoj!
E keqja, e keqja, e keqja do dështoj!
E koqja, e koqja, koqja do bleroj!

Do blerojë?
Po qe jeshile, po.
Po s’qe si fusha, jo.

Shaize, s’qe e thënë ta shohim golin!
Se qe dhe rasti ta shohim të paktën rastin!
E nëse qe edhe shtyllë edhe gol, s’qe e thënë ta shohim.

O sa mirë me qenë e thënë ohej!
O sa mirë veç me thënë ohej!
O sa mirë ohej, ohej!

S’ka shanc më.
S’ka më tani, mbaroi.
As raste me s’ka më gjë, vetëm Ohej ka ama!

Oh sa mirë me qenë ohej, ohej!
Oh sa mirë ohej, ohej!
O ohej ohej ohej ohej ohej ohej . . .



30.03.2026
© Idlir Azizaj
>>Kritikë për këtë minidramë
 Vilson Hoti: Arena futbollistike: mikrokozmos i Qenies