IDLIR AZIZAJ
“Don Kanuni, ose, ngadalë gjaksi dremit në pritë”

Një grua është viktimë e gjakmarrjes në një zonë të Shqipërisë së sotme. Ndërkohë që pleqëria dënon menjëherë vrasësin sipas neneve të Kanunit, ekspertiza mjekësore zbulon se viktima është në “fakt” mashkull.
Në këtë stad Kanuni s’di të veprojë. Atëherë thërrasin për ndihmë filozofen e njohur feministe Judith Butler, për të ndihmuar në këtë koklavitje gjinore. Por ajo vetë ka një problem në pasaportë lidhur me identitetin dhe bllokohet në Rinas…
Në këtë roman, tema e shumëpërdorur e Kanunit është trajtuar me humor. Larg ekzotikes së gjakmarrjes dhe krimit, autori e rimerr këtë temë vetëm për të na ofruar disa personazhe të pazakontë në shoqërinë tonë: një fshatar ekscentrik kinefil, një inxhinier që kërkon me zor një skenografi për Kanunin, një vajzë që sulmon me gazetë të dashurin e saj etj.
E frymëzuar nga Don Kishoti dhe nga Don Zhuani, proza e këtij libri na jep idenë e një lidhjeje organike mes fiksionit dhe realitetit.

Kolona: Logbook / Dedalus
Dizajni grafik: Mustafa Lamaj Studio
ISBN 978-9951-9213-4-3
Faqe: 178
Viti i botimit: 2025