NGA KARL VALENTIN


Ajo: E di të fundit ti? Ka gjithë ditën që bredh një mi në dhomën tonë të gjumit.
Ai: Aha, po pse e le ti miun të na hyje në dhomën e gjumit?
Ajo: Broçkulla, s’e lashë unë, vetë ka hyrë shkarazi.
Ai: Shkarazi?
Ajo: Po de, e si ndryshe? Duke fluturuar ka hy?
Ai: Po të jetë lakuriq natë i bie të fluturojë; domethënë, fluturak është lakuriqi i natës me flatra. Po nëse bëhet fjalë për një mi vulgar pa flatra, i bie është futur me këmbë në dhomën ku ne shtrihemi. Kështu që, mi apo lakuriq nate turi-mi, na mbetet të gjejmë çfarë lloj miu ishte, për ta kapur mandej.
Ajo: Po ku ta di unë? Unë miun s’e pashë!
Ai: Po qysh pra këmbëngul se na ka hyrë miu në dhomën e fjetjes?
Ajo: Sepse e ndiva.
Ai: Ndive? Ohh, po s’është ndonjë gjë e madhe kjo, ti ke ndi veç një mi, tmerr do ishte tmerr sikur të të kafshonte.
Ajo: Po sikur miu hop t’më futet në shtrat?
Ai: Ah! Pse kush tjetër mund të të futej ty shkarazi në krevat?
Ajo: Boll me kto fyerje! Dua të them: e sikur miu t’më hynte në shtrat e t’më kafshojë?
Ai: Në ktë rast miun jo vetëm do ta ndëgjoje, por do ja ndjeje dhe kafshimin; dhe kur të kafshon, ti me thërret menjëherë. Po nëse nuk jam kthyer nga kafja, lëre miun të të brejë atë trupin tënd fisnik, e falu Zotit që Nuk ishte qen race.


14.02.2026