Idlir Azizaj

Kritikë e letërsisë së gjuhës sonë në shuarje

(Skerco psikosomatike)


Personat:
Hëmo
– Mohë
– Shipio e Berkaca, dy qen të Rilindjes post-kombëtare

Vendi: parku Rinia, Tiranë, zona e parjes së qenve
Koha: e shkuara e ardhshme

Dialogu i qenve të Ringjalljes nga Servantesi

Hë mo, ça është ai si libri?

Ajo është.

Cila ajo?

Ajo që the, një buk.

Për lexim është?

Normalisht jo, nuk është fiks për riding.

Okej, po ti ku e di?

Jam duke bërë një PiaR për të, si nju buk.

Aha, domethënë është i njohur?

Zemra, unë s’merrem me gjë po s’qe in.

Po është libër më çik peshë?

Aj dont nou its pesha, mo!

I cilës rrymë është? Modern, postmodern, se klasik s’ke si të jetë.

Vk, zemër, kur e ke filluar jetën ti? hej, bëj një xhiro nga realiteti, sa je ende ëraund!

Jo mo jo, them a ka gjë që vlen brenda?

Të thashë është shumë in në rrjet. Unë s’kam hyrë brenda mo.

Hë mo hë, pyeta a ka ndonjë situatë a diçka?

S’di. Mos ka ndonjë sitjuejshënship. Kjo është gjëja më in tani.

Hë mo hë? dhe ti pse e përdor?

Hë mo dhe ti! Thashë: duhet samthing nju si publicitet. Do ta follou ndryshe.

Pse?

Ajo është shumë importënt për të?

Kush ajo?

Publiciteti mo.

Për kë?

Po për libër-in mo, wtf?

Ashtu hë?

Është najs, si thua?

Kush?

Postimi, mo, kush?

Po libri vetë është najs?

S’e di. S’po më del koha ta lexoj.

Hë mo hë?

Uot hë më hë, dhe ti?

Po hë dhe ti mo hë tashi!

Hë yourself, bejb.

Shih, prapë hë ti mo?

More ti, ça hë tani?

Edhe më Hë mo, plako?

Plakoo? bumer komplet je!

Ou, e pse sou?

Flet në gjuhë komplet ded.

Po shqip po flas mo.

Dhet’s uaj, jeta, në kët libër ti je ded.

Ça libri mo?

Te ky libri nju që ka dalë, zemër. Aty ti je nouer fare.

Pse e lexove ti, already?

No uaj, mo, në overoll nuk jam bumer si jorself.

Ti për librin e bën PR mo!

Oh, fuck libër-in or!

Hë mo hë?

Ti zemër je follouer apo rider tani?

Si mo?

Aj min, ti ça do? veten si e si?

See? Po s’jam libri unë mo.

Oh, kamon tani, jepi librit një shanc!

Ça shansi o?

Xhast blije e mos lexo gjë!

Hë mo hë? po hë, ça kuptimi ka pastaj?

Fak kuptimin, bejb! Qr. Ti je krinxh komplet. Ja simpli lexo titull-in.

Po mo, hë, se tani s’kam nerva as për titull.

Hë mo ti. Ja shife titullin si peizazh, për kontemplejshën. Sikur je në jug.

Hë mo hë?

Ça hë mo? e përdor si aksesor, kur hedh samthing në rrjet.

Jo mo jo? aksesor tamam?

Shuër, jeta! një gërllfrendi im e përdor si dik.

Hë mo kot! si dick?

Ou, ti je olld fart komplet. E përdor si toi-buk.

Dhe e fut tamam?

Po hë mo dhe ti! get riëll, zemra! bëji pak skip të vjetrës.

Ok, to see, to do. Po vërtet, si e bën ajo?

Po të siguroj se mua më pëlqen ideja e saj. Sesi e bën pastaj, nuk është maj biznes. Në fund të ditës, ajo është influencer, i di ca triks.

E influencon domethënë librin ajo? i ndikon aq sa të hyjë?

Hë mo dhe ti! stop fole kështu! tani, është pak biç, po prapë, aniuej është jo-lexuese shumë e zonja.

Hë mo hë?

Mo hë dhe ti, hë! zemër, nuk je fare fit, ta dish.

Fit, hë?

Si hë mo?

Ja pra, hë prapë.

Hë mo dhe ti!

Hë ti mo.

Kot ky, me hë mo!

Po ha, jo hë, ok e ke?

Ha mo kot ky!

Ha po hë, ehu …


21.02.2026
ⓒ Idlir Azizaj