Mbrëmjes vonë – pyeste ymërshkurtëra mizë njëditshe:
Miza femër: A të kujtohet, asokohe mbi shkallë, kur ta vodha atë grimcë djathë?
Me pjekurinë e plakut thinjosh, miza mashkull, buzagaz ia ktheu :
Miza mashkull: Sigurisht që më kujtohet. Ehhh, na ishte njëherë…
Miza femër (vazhdoi): A të kujtohet, atëherë, kur nën gjurin e gjashtë, më plandosi në gjak ai helmimi i rëndë?
Miza mashkull (gati krejt i përgjumur, i përgjigjej bashkëshortës): Për fat të keq!
Miza femër: A të kujtohet qysh, nga mllefosja jonë, në ngjitës mizash ta vrisja vetën doja? E tani, koha kur e bëra vezën time të parë?? E dije që ishte gjysmë ore pa shku gjashtë? Dhe se si atëherë në kusinë me qumësht rashë?
Miza mashkull (S’tha më asnjë fjalë. Gumëzhinte lehtë, krejt i thyer e i lodhur nga jeta): “Kohëra të shkuara… Sa moti, sa moti… kanë shkuar ato…”