“Kuartet” u vu në skenë në Teatrin Dodona, në shkurt të vitit 2018, me regji të Andreas Pronegg.
VDEKJA E TEATRIT
Teatër bosh. Në skenë aktori vdes Sipas rregullit të artit të vet: Me kamë në fyt! Afshi i zjarrtë vaket shpejt; Një solo të mbrame për ovacion Pa duar. Në lozhën e shkretuar Si krejt teatri, një petk i lënë rri; Mëndafshi klithmën e aktorit shfryn; Skuqet mëndafshi, petk i rënduar Nga gjaku i lojës drejt vdekjes n’arrati. Nën dritat e skenës që vizllojnë furi Ia ka thithë venat bosh petku i harruar Të vdekurit që vetes i është shëmbëlltyrë Në epsh, në tmerr s’ka për t’u kthyer Ai gjak: njollë boje e pashlyer.