
Bill Viola
ARTI SI PËRVOJË SHPIRTËRORE
Video-artisti Bill Viola i përket tashmë plejadës së mjeshtërve të imazhit të krejt kulturës perëndimore.
I vetëquajturi “skulptor i kohës”, ai përvijon shpirtëroren tonë duke përdorur me finesë dhe intelekt mjetet e teknologjisë.
Ky volum është prezantimi i parë në shqip i krijimtarisë së tij.
Përzgjodhi dhe përktheu: Idlir Azizaj
Kolona: Logbook / Flukse
ISBN: 978-9951-9019-1-8
Faqe: 118
Viti i botimit: 2020
Kategoria: Video-art

Idlir Azizaj
MEDEA, ART I EKZILIT
Drama narrative botohet në tri gjuhë: në origjinalin shqip, dhe në versionin frëngjisht dhe gjermanisht. Kjo dramë temë qendrore ka nocionin e ekzilit. Por autori e ndryshon këndvështrimin: përtej emigrimit ekonomik dhe social, ai sheh tek ekzili një proces të konstruktit të individit. Për ketë arsyeje, figura e Aktorit merr përparësi të veçantë.
Kolona: Logbook / Didaskalia
Kategoria: Dramë narrative
ISBN: 978-9951-9019-0-1
Faqe: 88
Viti i botimit: 2020

Heiner Müller
MAKINERIA HAMLET dhe materiale të tjera
[Kuartet, Breg deti i plaçkitur Medeamaterial Peizazh me argonautët, Drama e zemrës, Vdekja e teatrit, Unë jam engjëlli i dëshpërimit, Engjëlli fatkeq, … ]
Heiner Müller i përket avangardës teatrore përgjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Vepra e tij ngërthen një makineri shprehëse të marrëdhënieve kohore që në qendër kanë fakte, realitete e ngjarje historike: të montuara në një dimension të ri. Kësisoj ai arrin të krijojë një kohë dhe marrëdhënie të re skenike. Këto forma të riprodhimit mbi trupin, artin dhe politikën rigjenerojnë veprën e artit në kohën e reproduksionit mekanik. Këtu vepra e artit, sikurse dhe teatër-tekstet e Müller, janë farkëtuar nën kushte specifike dhe përcillen nga mekanizma të tillë. Vepra e autorit mund të konsiderohet si një bagazh me materie për punë teatrore, një Müllermaterial. >>më shumë
Përzgjodhi dhe përktheu: Alban Beqiraj
ISBN: 978-9951-9019-3-2
Kolona: Logbook / Didaskalia / Faqe: 96 / Viti i botimit: 2021

James Joyce
NESTORI
Uliksi i mësuesit
Këtë qershor bëhen 100 vjet nga botimi i Uliksit të James Joyce. Krejt bota feston këtë datë, si ditëlindjen e kryeveprës që ndryshoi totalisht letërsinë.
Miti i lashtë i Odiseut vihet përkrah njeriut modern, urban e kozmopolit. Udhëtimi modern i Uliksit është ecuria e njeriut në të njëjtën jetë, por përherë me tipare e veçori të reja. Ky është botimi i parë dygjuhësh i Joyce në shqip.
>>Mbi përkthimin e “Uliksit” në shqip
Përktheu: Idlir Azizaj
Kolona: Logbook / Dedalus
ISBN: 978-9951-9019-4-9
Faqe: 114
Viti i botimit: 2022
Çmimi: 6 € / 800 Lekë

Georges Bernanos
DITARI I NJË PRIFTI FSHATI
Romani i Bernanos, “Ditari i një prifti fshati” përshkruan kujtimet e një prifti në një realitet rural e të varfër në Artois, duke besuar se mund t’i drejtojë njerëzit përsëri në besimet e tyre dhe të krijojë një qendër fetare në komunitet. Duke mos qenë i mirëpritur në mesin e fshatarëve, ai vepron të kundërtën e asaj që donte. Duke mbajtur një ditar që shënon të gjitha mendimet, dyshimet dhe shpresat e tij, ai përmbledh pasurinë dhe varfërinë e tij, botën dhe fatin e jetës në përgjithësi. Ketë ekzistencë të pakuptimtë e kishte trajtuar në film edhe regjisori i mirënjohur francez Robert Bresson në filmin “Journal d’un curé de campagne”. Kjo kryevepër dëshpëruese realiste, përshkruan ngadalë rrjedhën jetësore duke zhbiruar durimin tragjik e të hidhur njerëzor. Përkushtimi ndaj Zotit vetëm sa e largon atë gjithnjë e më shumë nga njerëzit. Ky botim i Bernanosit është edhe botimi i parë në gjuhën shqipe.
>>Fragment nga libri
Përktheu: Romeo Çollaku
ISBN: 978-9951-9019-5-6
Kolona: Logbook / Dedalus
Faqe: 308 / Viti i botimit: 2022
Çmimi: 10 € / 1200 Lekë

Idlir Nivik
DELTAPLANG
Deltaplang përmbledh tri rrëfime, tre histori me popullsi imagjinare, por të ngulitur në gjeografinë tonë reale.
Te e para, dikush organizon një revoltë popullore, duke përdorur artin e kuzhinës për strukturimin e saj; te e dyta, një dorac mendjemprehtë shpëton banorët nga mësymja e policisë, duke e shndërruar fshatin në skenë teatri; te e treta, një aktivist politik, pa dokumenta, arrin të dalë nga no man’s land mes dy kufijve. Tri rrëfime këto, ku personazhet e përdorin gjeografinë e vendit t’i kundërvihen braktisjes së tyre në deltën e Historisë.
>>Adri Kalaja: Libri “Deltaplang” i Idlir NIvik
Dizajni dhe faqosja: Mustafa Lamaj (Në ballinë: “Citystructure“)
ISBN: 978-9951-9019-6-3
Kolona: Logbook / Dedalus
Faqe: 218
Viti i botimit: 2023
Çmimi: 6 € / 700 Lekë

Jon Fosse
NATA ME KËNGË
„Nata me këngë“ trajton boshllëkun e përditshëm të një çifti dhe ngërçin e komunikimit mbi vështirësitë e lidhjes.
Reduktimi i veprimit skenik në dramë sillet rreth një hapësire të mbyllur me personazhe që shpalosin kryesisht dialogje të vyshkura e që iu ngjasojnë dramave të autorëve ekzistencialistë. Fragmentimi i tekstit, ndarja e gjuhës nga figurat, dialogjet me nuanca monologësh e përsëritja e replikave na shpien drejt një efekti muzikor që na kujtojnë refrene këngësh.
Rrëfimi i Fosses e çon lexuesin sa më afër marrëdhënies së personazheve dhe efektit brutal të ndarjes. „Nata me këngë“ është një rrëfim mbi dilemat, vendosmërinë dhe orientimin njerëzor. E veçanta e autorit konsiston mbi këto boshllëqe, ku „të pathënat dalin në pah“, përçka u vlerësua edhe me Çmim Nobel.
>>Parathënie nga Marion Chénetier-Alev
Përktheu: Rajmonda Ahmetaj
Dizajni dhe faqosja: Mustafa Lamaj
ISBN: 978-9951-9019-7-0
Kolona: Logbook / Didaskalia
Faqe: 150
Viti i botimit: 2023
Çmimi: 6 € / 700 Lekë

Elsa Demo
E GJELBËR HIRI NË TË ZEZË / GRAYISH GREEN INTO BLACK
Drama «E gjelbër hiri në të zezë» rrëfen një dramë familjare, me nota të zymta reflektimi. Ngjarja është e rëndë, problematika e saj universale: Si mund ta përballojë njeriu jetën si pjesë e mekanizmit, e zinxhirit prodhues, sidomos të një shoqërie jo-produktive. Dhe me çfarë çmimi? Autorja Elsa shkruan një dramë të rëndë, ndodhi e një epoke, ku lehtësia (në dukje) virtuale e qenies njerëzore mbizotëron realitetin. Drama i referohet jetës shqiptare të para viteve 90-të. Por krisja, plagët që bartin personazhet, figurojnë në mes të realitetit tonë të sotëm. Pasi çdo epoke bart të njëjtat dhimbje e skandale, por në një kontekst tjetër politik, social e mendor. Drama nënvizon fatin e njeriut përballë një katastrofe ekologjike e mendore. Termi «ekologji» nënkupton këtu një çrregullim mendor e shpirtëror të njeriut, ndodhjen e tij në mes të situatave që ia shprishin mjedisin konceptual e mendor. Një drama vërtet ekzistenciale në gjuhën shqipe. Personazhi qendror femëror, po ashtu, bën një lidhje të largët me Ofelinë, dhe sjell një zë tragjik: si mbytet subjekti në një vend, që duket e vjell atë jashtë sajë vorbullës së kaosit të vet kolektiv.
Përkthyes: Edwin Schwartz
Kolona: Logbook / Didaskalia / Kategoria: Dramë narrative
ISBN: 978-9951-9019-8-7
Faqe: 132 / Viti i botimit: 2024
Çmimi: 6 € / 700 Lekë

Samuel Beckett
QETËSUESI DHE NOVELA TË TJERA
Qetësuesi dhe Dashuria e Parë janë dy vëllime më vete nga proza e hershme e Samuel Beckett. Me këto rrëfime, autori nisi atë lloj krijimtarie të veçantë dhe u be inovatori kryesor i letërsisë në vitet 1950. Dashuria e Parë është një histori e pazakontë ndjenjash e ndjesish, sa e trishtë, aq dhe gazmore. Qetësuesi (bashkë me dy novelat I dëbuari dhe Fundi, që e shoqërojnë), janë meditime mbi thelbin e jetës dhe ekzistencën e njeriut në botë.
Fitues i Çmimit Nobel 1969, Beckett është sot një nga autorët absolutisht më të lexuar në planet. Logbook hap me këto dy vëllime serinë e veprës së plotë të këtij autori në shqip.
Përkthyen: Idlir Azizaj Nivik dhe Adri Kalaja
ISBN 978-9951-9213-1-2
Kolona: Logbook / Dedalus
Faqe: 112; 20 cm
Viti i botimit: 2025
Çmimi: 6 € / 700 Lekë

Samuel Beckett
DASHURIA E PARË
Dashuria e Parë dhe Qetësuesi janë dy vëllime më vete nga proza e hershme e Samuel Beckett. Me këto rrëfime, autori nisi atë lloj krijimtarie të veçantë dhe u be inovatori kryesor i letërsisë në vitet 1950. Dashuria e Parë është një histori e pazakontë ndjenjash e ndjesish, sa e trishtë, aq dhe gazmore. Qetësuesi (bashkë me dy novelat I dëbuari dhe Fundi, që e shoqërojnë), janë meditime mbi thelbin e jetës dhe ekzistencën e njeriut në botë.
Fitues i Çmimit Nobel 1969, Beckett është sot një nga autorët absolutisht më të lexuar në planet. Logbook hap me këto dy vëllime serinë e veprës së plotë të këtij autori në shqip.
>>Dashuria e Parë
ISBN: 978-9951-9019-9-4
PërkthyeU: Idlir Azizaj Nivik
Kolona: Logbook / Dedalus
Faqe: 102; 20 cm
Viti i botimit: 2024
Çmimi: 6 € / 700 Lekë

Genta Hodo
VORBULLA
»Vorbulla« rrëfen historinë e një mantenute (sugar baby) që befas humbet gjithçka dhe bie në marrëzi. Ky roman i zhanrit horror ndërthur motive nga jeta shoqërore e Tiranës së sotme, që në thelb shpalosin një rrëfim mbi miqësinë dhe përballjen e ashpër me vetveten.
ISBN: 978-9951-9213-0-5
Kolona: Logbook / Dedalus
Faqe: 218; 20 cm
Viti i botimit: 2024
Çmimi: 7 € / 800 Lekë

Daniil Harms
PLAKAT KURESHTARE
Mikrotekstet – proza e shkurtër dhe minidramat e Daniil Harmsit – i atribuohen të ashtuquajturës letërsi e absurdit, ngase ato refuzojnë të përfshihen në një kuadër kuptimor mimetik-reprezentativ.
Për t’i përkufizuar tekstet e Harmsit, nuk konsiston te mungesa e ngjarjes dhe e subjektit, por, te përqendrimi ndaj incidenteve paraprake, pra ndaj “rasteve” nga e përditshmja, që ngjallin atraksion të madh ndaj “qenësisë, veçantisë-siç-janë” ato, pra, si dukuri jetësore, që tregohen me aq përkushtim lakonik nga prizmi politik: si protestë e heshtur dhe jo-spektakulare.
ISBN: 978-9951-9213-3-6
Kolona: Logbook / Didaskalia
Faqe: 96; 20 cm
Viti i botimit: 2025
Çmimi: 6 € / 700 Lekë

